Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Sociale, kanë përfunduar me sukses demonstrimet e mbajtjes së orës praktike, që i paraprin praktikës profesionale në institucione parashkollore.
Demonstrimi i orës praktike është pjesë e vlerësimit në kuadër të lëndës “Mësimi Praktik”, përmes së cilës synohet që të përgatiten studentët para realizimit të praktikës profesionale në institucione parashkollore, e që është obligative për studentët e programit Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve.