Interesim i madh për botimet e AAB-së, në panairin e XVII të librit në Prishtinë

9 Qershor 2015

Shtëpia Botuese AAB  edhe këtë vit mori pjesë në Panairin e Librit “Prishtina 2015” ,  me mbi 60 tituj botime të vetat, në kuadër të edicionit të XVII të këtij panairi, i cili u mbajt nga 2-7 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. 

Për dallim prej herëve të tjera,  në këtë edicion panairi është vizituar nga më shumë vizitorë, dhe gjithashtu edhe interesimi ka qenë dukshëm më i madh. Gjithashtu këndi i Shtëpisë Botuese AAB ka pritur shumë vizitorë të moshave të ndryshme dhe të profesioneve të ndryshme si: profesorë universitarë, politikanë, studentë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme,etj.

“Këndin e Shtëpisë Botuese AAB e kanë vizituar numër i madh i të interesuarve për librin, por edhe  shtëpi tjera botuese kryesisht nga Tirana. Duke parë që të gjitha botimet e Shtëpisë Botuese janë libra universitarënuk mungoi interesimi që  SHB AAB të  depërtojë edhe në Universitetet e Shqipërisë”, ka thënë Urim Sallauka, drejtor i Bibliotekës universitare në AAB.

Shtëpia Botuese AAB kryesisht boton libra të fushës akademike, të cilat mbështesin drejtpërdrejt plan-programet në Kolegjin AAB dhe në të gjitha universitetet e tjera në Kosovë dhe jashtë  saj.

Share: