Laura Pula: Vetëm AAB dhe personeli i tij kanë mundësi ta bëjnë një simulim të këtillë të seancave gjyqësore

5 Qershor 2015

Studentët e vitet të tretë të Fakultetit Juridik në AAB, realizuan një simulim të seancës gjyqësore, në kuadër të lëndës “Praktikë Juridike” me mësimdhënësen Laura Pula. Prezantimi ishte publik, ndërsa përpos studentëve e mësimdhënësve, morën pjesë edhe stafi i rektoratit të AAB-së.

Me këtë rast, rektori LulzimTafa, u shpreh tejet i kënaqur me punën e studentëve, ndërsa u premtoi atyre përkrahje për çdo kërkesë të realizueshme. 

Ndërsa, profesoresha Pula, shtoi se për studentët të cilët ishin pjesë aktive në një simulim të tillë të seancës gjyqësore, është një arritje e suksesshme. “Unë dua ta përgëzoj Universitetin AAB që u ka dhënë mundësinë të gjithë studentëve ta kenë këtë privilegj, sepse vetëm Universiteti AAB dhe personeli i tij kanë mundësi ta bëjnë një simulim të improvizuar. Personalisht e falënderoj Universitetin AAB që ma ka dhënë mundësinë të jem pjesë e këtij institucioni dhe t’ ju ligjëroj këtyre studentëve të shkëlqyeshëm”, tha Pula.

Studentët të cilët ishin pjesë e senacës së improvizuar  dhe rolet e tyre:

Labinot Dreshaj- kryetar i trupit gjykues, ArtonHajrizi- anëtar i trupit gjykues, Burim Behluli- anëtar i trupit gjykues,GyltenePacolli – Prokurore e Shtetit, BesijanaBlaka – e dëmtuara, GjinaKnqaniku- avokate mbrojtëse, Betim Abdullahu- i dyshuari,  Ajnishahe Haliti – dëshmitar, Lirije Bimbashi- dëshmitare,Granit Sogojeva – dëshmitar,  Blerim Dedinca- dëshmitar.

Aktiviteti  u realizua  në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”.

Share: