Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Ndërkombëtar për Biznes në Mitrovicë

27 Gusht 2015

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, prorektori për Marrëdhënie me Jashtë në  AAB, prof.  Xhavit Rexhaj, dhe koordinatorja nga Kolegji Ndërkombëtar  për  Biznes  në  Mitrovicë, Alfia Urazaeva nënshkruan  marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, si dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dyja vendet.

z. Alfia Urazaeva është  shprehur e kënaqur me arritjen e marrëveshjes, duke pasur parasysh të arriturat e AAB-së, me theks të veçantë në programet e studimit, teknologjinë dhe me infrastrukturën moderne, stafin akademik dhe me arritjet e studentëve të diplomuar.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e AAB-së dhe  implementimi i saj do të nisë  nga ky vit akademik.

Share: