Në vazhdimësinë e mbështetjes së shoqatave e institucioneve për përkujdesjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, në zhvillimin dhe realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme edukative e sportive, studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të AAB-së, zhvilluan një aktivitet bashkë me fëmijët e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë.
Studentët tanë, bashkë me udhëheqësit e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë, ndihmuan fëmijët autistë të Kosovës të përvetësojnë notin, aktivitet ky që u mbajt në pishinën e shkollës “Zenit”.
Prodekani Zenel Metaj , ka thënë se përmes këtij aktiviteti sportiv fëmijët fitojnë njohuri të reja teknike për sportin e notit.
Po ashtu Metaj, u shpreh tejet i kënaqur me studentët e AAB-së, të cilët, siç tha Metaj, ende pa përfunduar studimet janë të gatshëm që në mënyrë shumë profesionale dhe kujdesshëm të zhvillojnë aktivitete të tilla.