“Historia e shtetit dhe së drejtës”, i autorit Muhamet Kelmendi, titulli më i ri shkencor i Shtëpisë Botuese AAB

29 Tetor 2015

Shtëpia Botuese AAB ka botuar librin më të ri shkencor “Historia e shtetit dhe së drejtës”, të autorit prof. dr. Muhamet Kelmendi, me redaktor përgjegjës prof. dr. Lulzim Tafa.

Në parathënien e librit, autori thotë se lënda e historisë së shtetit dhe të së drejtës i takon grupit të lëndëve nga lëmi juridik, politik e shoqërori së kaluarës. Ajo tregon shkaqet që ndikuan në lindjen e shtetit, pra të institucioneve shtetërore dhe të së drejtës, të cilat u krijuan krahas lindjes sëpronës private dhe të ndarjes së shoqërisë në klasa. Po ashtu në këtë hyrje autori thekson se këto dy fusha mund të kapen të ndara, të analizohen dhe studiohen, por edhe të ndërlidhen midis tyre, por kuptimin më të qartë e kanë vetëm kur gjenden në lidhshmëri në mes veti, sepse kështu mund të shpjegohen më qartë si lëndë dhe si fushë e shkencës shoqërore- juridike. 

Libri gjithsej ka tetë kapituj,304 faqe, ndërsa në listën e literaturës së konsultuar, radhiten mbi 75 libra tjerë shkencorë.

Libri “Historia e shtetit dhe së drejtës”, tanimë gjendet në bibliotekën e AAB-së, për të gjithë lexuesit e interesuar.

Prof. dr. Muhamet Kelmendi,  deri më sot ka publikuar një varg titujsh  punimesh shkencore, në revista prestigjioze, dhe është profesori rregullt dhe dekan në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.

Share: