Në Konferencë u prezantuan shkencëtarë nga 24 shtete

23 Nëntor 2015

Një vit më parë Kolegji AAB dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë,  kanë ftuar studiues nga e gjithë bota për të marr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “Emigracioni ndërkombëtar dhe ndikimi i tij në shoqërinë bashkëkohore” .

Në Konferencën e mbajtur në Kolegjin AAB në Prishtinë, morën pjesë mbi 260 shkencëtar e hulumtues nga 24 vende të botës. Ky aktivitet shkencor u bë  në bashkëpunim me Shoqata Sociologjike Shqiptare (SHSSH), Shoqatën Ndërkombëtare të Sociologjisë (ISA), Forumin Sociologjik të Ballkanit (BSF), Shoqatën e Sociologëve të Kosovës (SHSK), Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Universitetin Europian të Tiranës (UET), Universitetin “Marin Barleti”, Tiranë (UMB) dhe me përkrahjen e UNICEF-it në Kosovë.

Punimet e konferencës zgjatën dy ditë, që u zhvilluan paralelisht në 15 sesione tematike,  ku u trajtuan tema mbi faktorët shtytës dhe tërheqës, mbi aspektet pozitive dhe negative të shkaqeve dhe të pasojave të migracionit ndërkombëtar të  vendeve të origjinës dhe  të destinacionit, përkatësisht  të  ndikimit të migracionit ndaj institucioneve sociale – kulturës, politikës, ekonomisë, edukimit  e kështu me radhë, që kanë  ndikim të dominojë  në zhvillimet e ardhshme.

Gjatë trajtimit të tematikave të konferencës, ndër të tjera u tha se migracioni paraqet krizën më të rëndë në të cilën sot përballët Evropa. Ndaj, kjo krizë jo vetëm që prek vlerat morale, që paraqesin themelet e BE-së, por ato reflektojnë edhe në sigurinë evropiane dhe politikat e saj. Sa për ilustrim të përmendim valën e refugjatëve që dëshmoi qartë mungesën e vizionit afatgjatë të kësaj krize.

Përdallim nga të tjerët, RustemBuzhala, profesor në Kolegjin AAB,  preku  format e integrimit të shqiptarëve në Turqi, si nëpërmjet të krijimi të shoqatave shqiptaro-turke dhe ndjenjën e barazisë si  formë e integrimit të shqiptarëve në Turqi.

Vlenë të theksohet se rektori i Kolegjit AAB, LulzimTafa, në hapjen e kësaj konference falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhënë kësaj tematike që sot është aktualitet evropian dhe botëror. Ai ka thënë  se  AAB sivjet ka organizuar katër konferenca të nivelit të lartë shkencor, atë të arkitekturës, të mediave, të drejtësisë dhe tash së fundi te fusha e sociologjisë, që vet ndërlidhet edhe me 16 fushat e tjera, ku për organizimin e këtyre konferencave, ka bashkëpunuar me shumë  universiteteve dhe institucioneve prestigjioze. Ai ndër të tjera veçoi edhe lëvizjeve të mëdha nga vendet aziatike të përfshira në konflikte e luftëra të pakuptimta. Fatkeqësisht në fillim të këtij viti, edhe vendi ynë, Kosova, u përball me situata të vështira të daljes masive të popullatës së saj jashtë vendit.

Ndërkaq, ministri i Diasporës, Valon Murati, në fjalën e tij tha se tema e kësaj konference është  temë e veçantë pasi që bota shqiptare ka filluar t’i trajtojë edhe në planin akademik dhe shkencorë tema të rëndësishme të tilla si ky i emigracionit, përfundoi ministri Murati.

Në anën tjetër ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, QemajlMinxhozi, tha se emigracioni dhe emigrantët kanë qenë dhe mbeten një ndër faktorët kryesor të , zhvillimit të botës sot. Çështjet që ngritën këtu duhet të jenë udhërrëfyese edhe për klasën politike të çdo vendi me demokraci të cunguar zhvillimore.

Vlenë të përmendët fakti se në  ceremoninë e hapjes së kësaj konference, u ndanë edhe tri çmime, njëri për Studiuesin më të mirë në 10 vjetët e fundit, të cilin e mori studiuesi nga Shqipëria Servet Pëllumbi, ndërsa, dy çmimet e tjera për kontributin e tyre në hulumtime shkencore e morën studiuesit Mark Tirtra dhe Ulisi Haku.

Poshtu, gjatë kësaj ceremonie u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndëruniversitar mes Kolegjit AAB dhe Universitetit të Durrësit “Aleksandër Mojsiu” , të cilën e nënshkruan rektorët e institucioneve përkatëse Luzim Tafa dhe  Mid’hatMema.

Marrëveshja do të përfshijë të gjitha programet e studimit të organizuara nga palët nënshkruese, duke u bazuar në principet e barazisë dhe reciprocitetit, sipas kësaj  marrëveshje të të dyja institucionet  do të aplikojnë bashkërisht për fonde vendore e ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë e të shkencës.

Në konferencë u prezantuan edhe  një varg punimesh e hulumtimesh të studiuesve të rinj, mësimdhënës universitarë dhe të institucioneve partnere të AAB-së dhe studentë të këtyre profileve. 

Share: