Fakulteti me më shumë konferenca shkencore

23 Nëntor 2015

Fakulteti i Komunikimit Masiv – Gazetarisë i Kolegjit AAB, realizoi fundjavën e kaluar konferencën e pestë shkencore ndërkombëtare. Krahas studiuesve të medieve dhe komunikimeve nga Italia dhe Shqipëria, në këtë konferencë të organizuar nga Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Firences dhe Fakulteti i Komunikimit Masiv-AAB, morën pjesë 7 profesorë nga AAB-ja si institucion bashkorganizator i kësaj konference, me temë “Letërsia dhe Media-një perspektivë krahasuese”.

Kjo është konferenca e pestë me radhë që Fakulteti i Komunikimit Masiv i AAB-së ka qenë organizator ose bashkorganizator i konferencave shkencore, duke u bërë kështu institucioni i vetëm në Kosovë që vetëm brenda një periudhë trevjeçare ka organizuar kaq shumë konferenca të profilizuara shkencore.  

Muaj më parë, Fakulteti i i Komunikimit Masiv i AAB-së organizoi në ambientet e veta konferencën shkencore ndërkombëtare për mediat dhe komunikimet së bashku me Ecole Superieure de Journalisme të Parisit e cila është shkolla më e vjetër e gazetarisë në botë; me IPAG School të Parisit dhe me Departamentin e Komunikimit dhe Gazetarisë të Universitetit publik të Tiranës. Në këtë konferencë të titulluar “Informacioni masiv global dhe kulturat kombëtare” u prezantuan 51 kumtesa nga studiuesit e mediave dhe komunikimeve nga Franca, Shqipëria, Kosova,Rumania,Mali i Zi dhe Maqedonia. (http://konferencat.aab-edu.net/iccms/agenda.html)http://www.gazetaexpress.com/lajme/ne-universitetin-aab-u-mbajt-konferenca-shkencore-per-gazetari-me-e-madhja-ne-rajon-105018/?archive=1

Një konferencë tjetër e rëndësishme u mbajt më 24 dhjetor 2013 në Tiranë me temë: “Mediologjia si pjesë e edukimit qytetar të rinisë shkollore dhe vendi i saj në kurrikulat e arsimit të mesëm”. Konferenca ishte e organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Gazetarisë i Universitetit të Tiranës dhe nga Fakulteti i Komunikimit Masiv i Universitetit AAB, duke dalë edhe me një botim voluminoz që u sugjerohej qeverive në Tiranë dhe Prishtinë rishikimi i planeve mësimore që kanë të bëjnë me edukimin mediatik.

Në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, më 15 nëntor të vitit 2012, Departamenti i Komunikimeve dhe Gazetarisë i Universiteti publik të Tiranës dhe Fakulteti i Komunikimit Masiv i AAB-së mbajtën konferencën më të madhe shkencore me temë “Historia e medias dhe mediatizimi i historisë”. Për shkak të vitit jubilar dhe temës që trajtonte konferenca, ajo zhvilloi punimet në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë nën përkujdesjen e kryetares së atëhershme të Kuvendit, Jozefina Topalli. http://radiout.e-shkolla.com/radioReporteri/100-vjetori-pavaresise-dhe-konferenca-shkencore-mbi-mediat/ )

Po në vitin 2012, Fakulteti i Komunikimit Masiv i AAB-së ishte bashkorganizator i një konference shkencore për mediat dhe komunikimet, që titullohej “Televizioni përballë audiencave”. Konferenca u mbajt më 10 maj në Tiranë, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës dhe nga Fakulteti i Komunikimit Masiv i AAB-së http://www.uet.edu.al/index.php/sq/evente/148-10-maj-2012-televizioni-perballe-audiencave-sfidat-mediatike-te-realitetit-shoqeror-shqiptar-1997-2012

Share: