Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Gjyqësor të Kosovës

9 Janar 2016

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK),  nënshkruan  marrëveshje bashkëpunimi  ndërinstitucional.

Qëllimi i kësaj  marrëveshjeje bashkëpunimi është krijimi i kushteve sa më të mira për studentët e Fakultetit  Juridik të Kolegjit  AAB,  për të mbaruar mësimin praktik në Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK),dhe aktivitete të tjera profesionale,   të cilat janë në shërbim të studentëve dhe të të dyja institucioneve.

Marrëveshja u nënshkrua  në ambientet e IGJK-së  nga prodekani i Fakultetit Juridik të AAB-së, Fatmir Qollakaj dhe  u. d. drejtori të IGJK-së,  Besim Morina.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes të dyja palët  kanë  thënë se  ky është vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë për të ardhmen.

Share: