Hapet afati për aplikim në Shkollën Verore Ndërkombëtar- Rajonale “Menaxhimi i krizave”

28 Janar 2016

Kolegji AAB në bashkëpunim dhe partneritet me Fakultetin e Studimeve të Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Sigurisë të Universitetit të Sarajevës; Universitetin Velika Gorica, Kroaci; Qendrën për Kërkime Sociale, International Burch University; Shkollën e Biznesit – Qendra për studimet e Biznesit-CEPS, Kiseljak; Shkollën e Lartë „Logos”,  Mostar; dhe Fakultetin e Studimeve të Sigurisë nga Universiteti i Beogradit,  ftojnë të gjithë studentët  e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në Shkollën Verore Ndërkombëtare – Rajonale “Menaxhimi i krizave”.

Shkolla Verore Ndërkombëtar- Rajonale “Menaxhimi i krizave” do të organizohet në Sarajevë,  prej datës  15 deri më 21 korrik 2016, ndërsa është e hapur për  të gjithë studentët dhe stafin e Kolegjit AAB.

Gjuha e komunikimit në të gjitha kurset e Shkollës Verore Ndërkombëtare do të jetë gjuha boshnjake, serbe, kroate dhe angleze.

Qëllimi i këtij programi është që pjesëmarrësit të përgatiten për menaxhimin e situatave emergjente, për planifikim, për menaxhim dhe veprim praktik gjatë situatave emergjente dhe për eliminim  të pasojave të tyre, për  konceptet e rrezikut,  etj.

Programi përbëhet nga gjashtë module:  Bazat e sigurisë,  Situata të Krizës, Menaxhimi në situata të krizës, Komunikimi në kriza, Alpinizëm, GIS dhe ndihma e parë dhe Organizata komanduese. 

Aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike në uebfaqen; http://www.summerschool.ba/,  prej nga do të mund të merrni edhe informacione më të detajuara.

Afati për aplikim zgjat deri më  01. 06. 2016.

Share: