Kryetari i KPM-së, Adnan Merovci, ligjëratë për studentët e Fakultetit Komunikimit Masiv dhe Gazetari të AAB-së
Të nderuar sudentë,
Kemi kënaqësinë t’iu ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën speciale, e cila do të mbahet të mërkurën, më 11 shkurt 2015, nga ora 12: 30 në Objektin IV të AAB-së, në Prishtinë.
Ligjërata në temën “Digjitalizimi i transmetimit tokësor analog në Kosovë”, do të mbahet nga kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave të Kosovës, Adnan Merovci.
Ligjërata është e hapur për të gjithë të interesuarit.