Thirrje për mobilitet stafi nga Pázmány Péter Catholic University, Hungari

22 Qershor 2026

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB hap thirrjen për aplikim për pjesëmarrje në një vizitë institucionale në Pázmány Péter Catholic University – Budapest, Hungari, në kuadër të programit Erasmus+ KA171.

Qëllimi i vizitës:

– Njohja me aktivitetet akademike dhe kërkimore të PPKE ITK
– Takime me drejtuesit e programeve akademike dhe profesorët
– Vizitë në laboratorët kërkimorë
– Prezantimi i aktiviteteve akademike dhe kërkimore të Kolegjit AAB
– Diskutimi i mundësive për bashkëpunim akademik dhe shkencor
– Eksplorimi i mundësive për aplikime të përbashkëta në kuadër të Erasmus+ KA171 në të ardhmen

Dokumentet e nevojshme:

– Letër e shkurtër motivimi (maksimum 1 faqe)
– Plan mobiliteti
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze

Afati i fundit për aplikim: 1 Korrik

Aplikimet duhet të dërgohen në:
[email protected]
[email protected]

Share: