Bundestagu gjerman, në bashkëpunim me Universitetin Freire-Berlin, Universitetin Humbold – Berlin, dhe Universitetin për Teknologji-Berlin, ju fton për të aplikuar për Bursa Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) me qëndrim pesë mujor në Berlin. Bundestagu gjerman u ofron të rinjve mundësinë për t’u njohur me sistemin gjerman parlamentar dhe proceset e vendimmarrjes politike dhe për të fituar përvojë praktike të punës parlamentare gjatë 5 muajve të qëndrimit me një anëtar të Bundestagut. Pjesëmarrësit do të jenë të njoftuar me shumëllojshmërinë e detyrave të kryera në zyrën e Anëtarit, për shembull, hartimin e fjalimeve, artikujve dhe letrave ose duke bërë punën përgatitore për seancat plenare.
Praktika do të zhvillohet nga 1 mars – 31 korrik 2016.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Diplomë universitare;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (niveli B2);
• Nën moshën 30 vjeç në fillim të bursës;
• Qëllimi i karrierës: për të punuar në sektorin publik në vendin e origjinës (media, parti politike, shoqata, shërbime qeveritare, etj);
• Të jetë prej vendeve të kualifikuara: Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Estoni, Francë, Gjeorgji, Greqi, Izrael, Kazakistan, Irak, Jordani, Liban, Marok, Territoret Palestineze, Siri, Qipro, Kosovë, Kroaci, Letoni, Lituani, Maqedoni, Moldavi, Mal i Zi, Poloni, Tunizi, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Turqi, Republika Çeke, Ukrainë, Hungari, Egjipt, Algjeri dhe SHBA.
Bursat ofrojnë:
• 450 € në muaj;
• Strehim pa pagesë;
• Sigurim;
• Shpenzime të mbuluara të udhëtimit.
Procedura e aplikimit është e ndryshme për secilin vend. Ju mund të gjeni informacionet tuaja specifike për vendin tuaj KETU (në gjuhën gjermane).
Afati i fundit i paraqitjes është deri më 30 qershor 2015.
Për informacione të mëtejshme mund të vizitoni faqen zyrtare. (në gjuhën gjermane).
Qendra për shërbime studentore dhe karrierë.