Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën në temë: “FAMILJET, JETË E SHËNDETSHME DHE E ARDHME E QËNDRUESHME”

25 Prill 2016

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, kemi nderin t’Ju ftojmë të merrni pjesë  në Konferencën e  Shoqatës Kosovare të Terapisë Familjare  e cila organizohet nën patronatin e Fakultetit të  Psikologjisë  të Kolegjit AAB dhe Qendrës  për Shërbime Humane dhe Zhvillim,  në temën:  “FAMILJET, JETË E SHËNDETSHME DHE E ARDHME E QËNDRUESHME”.

Konferenca mbahet 13  maj 2016,  në ambientet e  Kolegjit AAB, në Prishtinë.

Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është 3 maj 2016.

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës klikoni linkun zyrtar të konferencës,

http://konferencat.aab-edu.net/cfd/

Ju inkurajojmë ta ndani këtë thirrje për pjesëmarrje në  konferencë edhe me kolegët tuaj.

Ju falënderojmë për interesimin tuaj dhe shpresojmë të shihemi në Kolegjin AAB- Prishtinë!

Share: