Kolegji AAB pjesëmarrës në Shkollën Verore “Menaxhimi i krizave” në Universitetin e Sarajevës

29 Korrik 2016

Kolegji AAB në bashkëpunim me Fakultetin e Studimeve të Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Sigurisë të Universitetit të Sarajevës; Universitetin Shkencave të Aplikuara të Velika Goricës, Kroaci; Qendrën për Kërkime Sociale të Universitetit Burch: Shkollën e Biznesit -Qendra për Studimet e Biznesit CEPS, Kiseljak; Shkollën e Lartë “Logos”, Mostar; Fakultetin e Studimeve të Sigurisë nga Universiteti i Beogradit dhe ShoqatënKroate për Menaxhimin e Krizave,kanë organizuar Shkollën Verore Ndërkombëtare“Menaxhimi i krizave”.

Shkolla Verore “Menaxhimi i krizave” është mbajtur në Sarajevë,prej datës15 deri më 21 korrik 2016, ku morën pjesë 84 studentë  pjesëmarrës. Në mesin e tyre nga Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB,këtë shkollë verore e ndoqën studentët Alan Tanariś, Itana Ćeman, Almedina Salihi, të përcjellë nga mësimdhënësja Ganimete Ismajli.

Ligjëratat në shkollën verore u mbajtën nga 18 profesorë dhe ekspertë të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në gjashtë module:Bazat e sigurisë,Situata të Krizës, Menaxhimi në situata të krizës, Komunikimi në kriza, Alpinizëm, GIS dhe ndihma e parë dhe Organizata komanduese, me qëllim që pjesëmarrësit të përgatiten për menaxhimin e situatave emergjente, për planifikim, për menaxhim dhe veprim praktik gjatë situatave emergjente dhe për eliminim të pasojave të tyre, për konceptet e rrezikut,etj..

Përveç ligjëratave, pjesëmarrësit realizuan edhe disa vizita nëpër institucione shtetërorë që janë kompetente për menaxhimin e krizave si: Ministrinë e Sigurisë BeH, Qendrën Operative për Komunikim – 122, Agjencinë Shtetërorepër Hetim dhe Mbrojtje (SIPA),Njësinë për Mbështetje Speciale, ndërkohë që kanë ngritë kampin dhe simulimin e krizës në terren në malin Bjelasnica.

Ganimete Ismajli, mësimdhënëse, ka thënë se studentët e Kolegjit AAB, kanë mësuar se si bëhet planifikimi dhe zbatimi i masave vepruese për të parandaluar dhe zbutur pasojat e krizës, ofrimin e ndihmës teknike dhe koordinimin e ekipeve profesionale dhe pajisjeve teknike-teknologjike pas një krize apo katastrofe. Ndërsa, studentja Itana Ćemanka thënë se, përveç tjerave, ka përfituar njohje të reja, duke shkëmbyer edhe përvojat.

Në përmbylljen e shkollës verore u organizua edhe një ceremoni solemne, ku mori pjesë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Rinisë, Kantoni i Sarajevës së BeH, Elvir Kazazović, i cili bëri ndarjen e certifikatave. Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me nga dy certifikata, një nga Universiteti i Sarajevës dhe një nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara,Velika Gorica të Kroacisë,të cilat bartin 4 ECTS. 

Share: