Në vazhdën e marrëveshjeve me institucione vendore dhe ndërkombëtare, drejtori i degës së AAB-së në Gjakove, Jusuf Qarkaxhija, gjatë këtyre ditëve ka nënshkruar dy marrëveshje të bashkëpunimit në Gjakovë; me Spitalin Rajonal “Isa Grezda”dhe me Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”.
Qëllimi i këtyre marrëveshjeve të bashkëpunimit është krijimi i kushteve sa më të mira për studentët e AAB-së, për të mbaruar mësimin praktik në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” dhe në Ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”, në sektorin e menaxhmentit dhe administrimit publik, kontabilitetit etj.
Poashtu në Spitalin rajonal “Isa Grezda”, studentët e ardhshëm të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, do të mund ta përfundojnë praktikën profesionale. Me këto marrëveshje bashkëpunimi parashihet edhe realizimi i projekteve dhe hulumtimeve të përbashkëta, punëtori në tema të ndryshme me interes për institucionet në fjalë.
Që të dyja marrëveshjet u nënshkruan nga drejtori i degës së AAB-së në Gjakovë, Jusuf Qarkaxhija, kurse në emër të Spitalin rajonal “Isa Grezda” e nënshkroi dr. Ahmet Asllani, ndërsa në emër të Ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve” drejtori Ilir Lyta.
Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshje, drejtori Qarkaxhija, ka thënë se këto marrëveshje po bëhet gjithnjë më qëllim të ofrimit të mësimit praktik dhe aktiviteteve tjera profesionale për studentët tanë.