Përfaqësuesit e Korporatës “Buçaj” para studentëve të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB,e kanë prezantuar programin e akademisë për shitje dhe menaxhim, Buçaj Sales Academy, e cila është në kërkim të individëve entuziastë dhe të motivuar për të qenë pjesë e punës provuese sistematike – tre (3) mujore.
Era Jashari, përfaqësuese e kësaj Korporate, i ka njoftuar studentët për kriteret e aplikimit si dhe për ofertën e punës: “Kandidatët që kualifikohen për aplikim në akademi janë studentët e viteve të fundit të studimeve në nivelin bachelor. Përparësi do të kenë studentët të cilët studiojnë në drejtimet: Ekonomi, Biznes ose Menaxhment, por kjo nuk limiton studentët e drejtimeve të tjera për të qenë pjesë e Akademisë. Poashtu në këtë Akademi mund të aplikojnë edhe studentët e nivelit master, të doktoraturës, etj”, ka thënë ajo.
Znj. Jashari ka bërë të ditur se individët që kalojnë me sukses punën provuese do të punësohen si menaxherë të brendeve më të njohura ndërkombëtare me të cilat Korporata Buçaj operon në Kosovë.
Përveç këtij prezantimi informativ, nga data 14 deri më 25 mars 2016, Korporata “Buçaj”, do të hapë në Kolegjin AAB, edhe një pikë informuese për t’i njoftuar studentët nga afër për punësim dhe plotësimin e aplikacioneve për Akademinë në fjalë.
Programi Buçaj Sales Academy, është një grumbullim i trajnimeve, punëtorive, prezantimeve, aktiviteteve dhe ngjarjeve shoqërore. Gjatë tre muajve provuese, individët e selektuar do të përgatiten për tregun e punës ku operon Korporata“Buçaj”.
Afati i fundit për aplikim do të jetë 26 mars 2016.