Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale vizituan Kopshtin “Ardhmënia”

23 Mars 2016

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me një grup të studentëve të drejtimi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve të këtij institucioni,  të shoqëruara nga mësimdhënësja Alberita Bytyqi,  vizituan Kopshtin  “Ardhmënia”, në Prishtinë.

Përveç vizitës studentët e AAB-së  shfaqën edhe një program me karakter edukativ-  recituan poezi dhe tregime për fëmije.

Fëmijët dhe edukatoret e Kopshtin “Ardhmënia” u ndanë të kënaqur nga ky organizim i studentëve të AAB – së. 

Në fund të këtij aktivitetit, studentët e AAB-së i shpërblyen fëmijët me nga një libër me poezi për fëmijë.

“Gjatë realizimit të këtij aktiviteti studentët tanë dëshmuan se Fakulteti i Shkencave Sociale është duke punuar me përkushtim të madhe në përgatitjen e tyre”, ka thënë mësimdhënësja Alberita Bytyqi.

Share: