Studentët e Fakultetit Juridik të drejtimit Kriminalistikë të Kolegjit AAB, dega në Prishtinë, në kuadër të lëndës “Mjekësi ligjore”, të shoqëruar nga mësimdhënësit Arsim Gërxhaliu dhe Ganimete Ismajli, realizuan një vizitë studimore në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.
Studentët u njoftuan për së afërmi me; organogramin e DML- së, te pjesa klinike se si bëhet ekzaminimi i personave dhe marrja e mostrave biologjike, te Laboratori i Toksikologjisë, përpunimi i mostrave deri te leximi i rezultateve të gasmaschromatograf, kurse te Salla e Autopsive, tek rastet antropologjike studentët patën mundësi nga afër të shohin rastet e skeletizuara nga lufta e fundit në Kosovë dhe si merren mostrat e pjesëve kockore për analizë të ADN-së, etj
Pas mbarimi të vizitës në fjalë, studentët rekomanduan që vizitat tilla profesionale të organizohen edhe në institucione tjera që ka vendi dhe më gjerë.