Krenare Çerkini, studente në AAB, u zgjodh nënkryetare e Unionit të Studentëve të Republikës së Kosovës

21 Prill 2016

Krenare Çerkini, studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjin AAB, Kampusi Ferizaj, është zgjedhur nënkryetare e Unionit të Studentëve të Republikës së Kosovës (USRK ).

Pas marrjes së këtij posti, Krenare Çerkini ka thënë se ndihem e privilegjuar të zotoj postin e nënkryetares së USRK-së, organ i cili ka për qëllim ndërkombëtarizimin dhe promovimin e vlerave të Kosovës jashtë vendit, ndërkaq u zotua se do ta përfaqësojë denjësisht Kolegjin AAB drejt kësaj rruge të gjatë e të suksesshme.

Në mbledhjen konstituive të Unionit të Studentëve të Kosovës, i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, prof.dr. Arsim Bajrami, i cili ka thënë se MAShT e ka mbështetur projektin e Tempusit, të mbështetur nga Bashkimi Evropian për themelim e USRK, si organ legjitim për përfaqësimin e zërit studentor në nivel të përgjithshëm.

“Themelimi i Asamblesë së Unionit të Studentëve është një ditë shumë e rëndësishme që ju të arrini të realizoni rolin që keni në arsimin e lartë, të jeni proaktivë, kërkues dhe kritikë, sepse ju meritoni një mësimdhënie shumë më të avancuar, diploma të respektueshme dhe një arsim të lartë i cili ju siguron punësim, por edhe ndërtim të karrierës gjatë gjithë jetës”, theksoi ministri Bajrami.

Të pranishëm në këtë mbledhjen kanë qenë edhe prof. dr. Peter Eckl, grand mbajtës i këtij projekti (profesor në Universitetin e Austrisë) dhe Eve Luis përfaqësues i Unionit Nacional të Studentëve të Skotlandës, të cilët së bashku me zyrtarët e lartë të MAShT, përfaqësuesit e Wus- Kosova, ndihmuan ecurinë e procesit konstituiv të USRK .

Prof. Eckl me këtë rast porositi Unionin e sapoformuar studentor që të punojnë për përmirësmin e gjërave për të mirë, dke mos u përfshirë në grupe apo parti politike. “Ky duhet të jetë një trup i pavarur që duhet të punojë në mënyrë të pavarur për mirë të vendit”, ka thënë ai.

Unioni i Studentëve të Republikës së Kosovës (USRK),  është organ studentor në Kosovë, i cili ka për qëllim ndërkombëtarizimin dhe promovimin e Kosovës jashtë vendit. 

Share: