Studentet e Kolegjit AAB fitojnë medalje të arta në Nju York

30 Prill 2016

Se studentët e AAB-së janë të suksesshëm edhe në sporte, dëshmojnë medaljet e njëpasnjëta që po fitohen në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, AAB-së i shtohen edhe tri medalje të reja, nga to dy të arta dhe një e argjendtë të cilat i fituan studentet Seida Suma, Hantija Ibroci e Antigona Rama në Turneun e XXI Ndërkombëtar të Karatesë Hiraldo’ s Kai Shobukan, në Queens të Nju Jorkut.

Studentet e AAB-së, anëtare të Klubit të Karatesë “Ulqini”, ngadhënjyen në disiplinat kata dhe luftëra individuale.

Seida Suma, studente e Fakultetit Ekonomik në AAB, njëherësh Kryetare e Unionit të Studentëve të AAB-së, zuri vendin e parë në Kata individuale dhe fitoi medaljen e artë;  Hantija Ibroci, studente e Juridikut, zuri vendin e parë në luftëra individuale, dhe po ashtu rrëmbeu medaljen e artë, ndërsa Antigona  Rama,  studente e Kulturës Fizike, u shpërblye me vendin e dytë në luftërat individuale, dhe rrëmbeu  medalje të argjendtë.

Fitoren e tyre të merituar e përshëndetën mijëra shqiptarë anembanë, si dhe spektatorët shqiptarë dhe amerikanë që morën pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Në këtë turne morën pjesë 14 shtete me rreth 500 garues. Shtetet që morën pjesë ishin: Dominican Republic, Puerto Rico, Canada, Colombia, Texas,Boston, Rhode Island, Pensylvania, New York, New Jersey, Venezuela, Panama, Haiti.

Share: