Në Kolegjin AAB u mbajt tryeza “Delikuenca e të miturve në shkollat fillore në Ferizaj”

6 Maj 2016

Në kuadër të realizimit të projektit hulumtues “Studimi i vetakuzimit dhe viktimizimit” të Fakultetit të Juridikut të Kolegjit AAB, në Kampusin e Ferizajt, u mbajt tryeza me temën “Delikuenca e të miturve në shkollat fillore në Ferizaj”, ku të pranishëm ishin qytetarë e përfaqësues të institucioneve lokale të Komunës së Ferizajt, përfaqësues dhe drejtorë të shkollave fillore të kësaj komune, si dhe profesorë dhe studentë të Kolegjit AAB.

Në fillim të kësaj tryezë u paraqiten rezultatet e hulumtimit “Studimi i vetakuzimit dhe viktimizimit”, me ç’rast janë anketuar nëpërmjet pyetësorëve anonimë 1240 nxënës dhe 30 mësimdhënës, gjithsej 1270 respodentë. Anketa është realizuar në gjashtë shkollat fillore në territorin e Komunës së Ferizajt e të cilat janë: ShF “Tefik Canka”, “Jeronim de Rada”, “Ahmet Hoxha”, “Ganimete Tërbeshi”, “Imri Halili”, “Konstadin Kristoforidhi”.

Qëllimi i kësaj tryeze ka qenë verifikimi dhe komentimi i rezultateve  dhe intervistave që janë bërë me nxënësit e gjashtë shkollat fillore, të cekura më lartë, ku është diskutuar, komentuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike, duke u dhënë edhe rekomandime për parandalimin e delikuencës së të miturve në shkollat fillore. Po ashtu, kjo tryezë ka synuar krijimin e një pasqyre të saktë mbi kontekstin e përgjithshëm shoqëror, mekanizmat dhe masat eventuale për trajtimin e numrit të saktë në përqindje të veprave penale të kryera nga delikuentët në Republikën e Kosovës.

Z. Burim Qerkini, përfaqësues nga Prokuroria Themelore, ka thënë se diskutimet e llojit të tillë janë një mundësi e mirë që së bashku të arrijmë një strategji për parandalimin e sjelljeve devijante të fëmijëve në sezona të caktuar.

Ndërkaq, prof. dr. Ragip Halili ka thënë se kjo tryezë ka për qëllim edhe aftësimin e studentëve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre për punë hulumtuese empirike.

Në debat morën pjesë edhe shumë studentë të Fakultetit Juridik dhe stafi akademik, të cilët diskutuan dhe dhanë vlerësime të ndryshme mbi temën e debatuar.

Share: