Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB trajnohen për disiplinimin pozitiv të prindërimit të përditshëm (DPPP)

12 Maj 2016

Kolegji AAB, dega në Ferizaj, në bashkëpunim me organizatën Save the Children në Kosovë, për herë të parë ka filluar sesionet informuese me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Kampusin e Ferizajt, në programin e Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm (DPPP).

Programi DPPP është një qasje e prindërimit që i mëson fëmijët dhe i drejton sjelljet e tyre, duke respektuar të drejtat e tyre për zhvillim të shëndetshëm, mbrojtje nga dhuna dhe pjesëmarrje në të mësuarit e tyre.

Studentët e Kolegjit AAB, përmes kësaj seance informuese dhe shtatë seancave tjera të planifikuara të këtij programi, që do të mbahen ditëve në vijim, do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri për edukimin në frymën e disiplinimit pozitiv për fëmijët e tyre, por edhe për punën me fëmijët në çerdhe dhe kopshte, ku ato punojnë tani apo do të punojnë në të ardhmen.

“Disiplinimi pozitiv mund të përdoret nga lindja e tutje, deri në moshën madhore. Ai është i bazuar në hulumtimet, në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindërimin e dobishëm dhe është i themeluar mbi parimet e të drejtave të fëmijëve”, ka thënë trajnerja e këtij programi Mimoza Hasani – Pllana.

Programi ofrohet falas nga organizata Save the Children, me trajner Mimoza Hasani – Pllana dhe Agron Seferi, ndërsa pjesëmarrësit do të certifikohen në fund të sesioneve.

Share: