Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike- drejtimi Mekatronikë vizituan sistemin e Supervisory Control and Data Acquisition (SCADA), të Sistemit të Transmisionit të Republikës së Kosovës (KOSTT), me qëllim që të njoftohen nga afër me sistemet moderne siç është SCADA.
SCADA paraqet një sistem të gjerë të pajisjeve nga teknologjia moderne, të cilat ndihmojnë kontrollimin dhe qarkullimin e informacioneve në kohë reale.
“Në të ardhmen është planifikuar që në vazhdimësi të projekteve që kanë përfunduar këta studentë të projektojnë edhe një SCADA të thjeshtë dhe funksionale për AAB”, ka thënë dekanja e këtij fakulteti Blerta Prevalla.
Përveç SCADA, studentët bashkë me mësimdhënësin e tyre Altin Shala, vizituan edhe laboratorët e Automatikës dhe Elektronikës për të shikuar disa nga ushtrimet praktike të cilat realizohen në këta laboratorë.