Bursat për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, Fakultetin Ndërkombëtar “City College”, 2016-17

3 Qershor 2016

 Për:

Fakulteti Ndërkombëtar “CITY College”i Universitetit të Sheffield-it, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ofrojnë gjashtëdhjetë e dy (62) bursa për studentët nga Kosova për studime Universitare (Bachelor), pasuniversitare (Master – me orar të plotë), MBA (me orar jo të plotë) dhe Doktoratë (me orar të plotë/me orar jo të plotë) (viti i pranimit: 2016-2017). Sipas kësaj iniciative, “CITY College” synon të mbështesë shkollimin për studentët e dalluar të cilët dëshirojnë të studiojnë në “CITY College” në Selanik-Greqi dhe të marrin diplomë të pranuar në nivel ndërkombëtar nga Universiteti i Sheffield-it. Studimet do të ofrohen në kampusin e Fakultetit Ndërkombëtar “CITY College”të Universitetit të Sheffield-it në Selanik, Greqi.

Universiteti i Sheffield-it është universitet kryesor në MB që vazhdimisht radhitet në mesin e “100 universiteteve më të mira në botë”, në “Top 10% të Universiteteve për Kapacitete Hulumtuese” dhe “I pari sa i përket përmbushjes së nevojave të studentëve.”  Zë vend në 1% -shin e “Universiteteve më të mira në botë.”

Për më shumë informata në lidhje me programet e Fakultetit Ndërkombëtar “CITY College”të Universitetit të Sheffield-it, luteni të vizitoni citycollege.sheffield.eu

Bursa për studime universitare (Bachelor)

 

Dhjetë (10) bursa të plota për studime universitare (3 vite studime), sipas skemës në vijim:

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga universiteti (4120 Euro për student për një vit)

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga MASHT-i (4120 për student për një vit)

 

Dhjetë (10) bursa të pjesshme për studime universitare (3 vite studimi), sipas skemës në vijim:

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga universiteti (4120 për student për një vit)

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga studenti (4120 për student për një vit)

 

Studimet Bachelor zgjasin 3 vite dhe bursat e plota janë në dispozicion për programet në vijim:

 

Administrim Biznesi dhe Departamenti i Ekonomisë

4 bursa të plota, të ndara si në vijim:

 

Departamenti i Shkencave Kompjuterike

4 bursa të plota të ndara si në vijim:

 

Departamenti i Psikologjisë

 

Departamenti i Studimeve të Gjuhës Angleze

BA (Hons) në Gjuhë Angleze dhe Linguistikë – 1 bursë e plotë

 

SHËNIM I RËNDËSISHËM PËR BURSAT E PJESSHME:

Për dhjetë(10) bursat e pjesshme, kandidatët mund të aplikojnë për programin bachelor sipas zgjedhjes së tyre. 

 

Përfituesit e bursave pritet të jetojnë në Selanik gjatë studimeve.

 

KUALIFIKUESHMËRIA PËR BURSA PËR STUDIME BACHELOR

 

Kandidatët për bursa për studime bachelor duhet të plotësojnë kërkesat e programeve të “CITY College”për të cilat janë duke aplikuar.

 

Kandidatët e kualifikuar për programet e studimeve universitare duhet tëkenë Diplomën për Përfundimin e Shkollës së Mesme me sukses të shkëlqyeshëm dhe duhet të zotërojnë rrjedhshëm gjuhën angleze (TOEFL: 550 poenë të bazuara në testin me shkrim / poenë të bazuara në kompjuter 79 apo IELTS: 6,0 ose kualifikime të barasvlershme). Kandidatët të cilët në kohën e aplikimit nuk posedojnë ndonjë nga kualifikimet e gjuhës angleze të përmendura më lartë, kanë të drejtë për aplikim në bursat me kusht që ata i nënshtrohen testit të gjuhës angleze që do të organizohet nga universiteti në Kosovë (shihmë poshtë testi i gjuhës angleze*). Studentët që kanë përfunduar shkollën e mesme në gjuhën angleze duhet të paraqesin kualifikimin e gjuhës angleze apo t’i nënshtrohen testit të gjuhës angleze, i cili do të organizohet nga universiteti në Kosovë (shih më poshtë testi i gjuhës angleze*).

 

Admission Requirements for Bachelors programmes (pdf)

 

Application form for Bachelor’s programmes (pdf)

 

Bursa për studime pasuniversitare (Master me orar të plotë)

Dhjetë(10) bursa të plota për studime pasuniversitare me orar të plotë (1 vit studime), sipas skemës në vijim:

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga universiteti (5340 Euro për student)

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga MASHT-i (5340 Euro për student)

 

Pesëmbëdhjetë (15) bursa të pjesshme për studime me orar të plotë(1 vit studime), sipas skemës në vijim:

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga universiteti (5340 Euro për student)

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga studenti (5340 Euro për student)

 

Studimet master zgjasin 1 vit (programi me orar të plotë) dhe bursat janë në dispozicion për programet në vijim:

 

Administrim Biznesi dhe Departamenti i Ekonomisë

4 bursa të plota për programet e radhitura më poshtë:

 

Departamenti i Shkencave Kompjuterike

4 bursa të plota të ndara si në vijim:

 

Departamenti i Psikologjisë

1 bursë e plotë për programet e radhitura më poshtë:

Departamenti i Studimeve të Gjuhës Angleze

1 bursë e plotë për programet e radhitura më poshtë:

 

SHËNIM I RËNDËSISHËM PËR BURSAT E PJESSHME:

Për pesëmbëdhjetë (15) bursat e pjesshme studentët mund të aplikojnë për programet master sipas zgjedhjes së tyre. 

 

Përfituesit e bursave pritet të jetojnë në Selanik gjatë studimeve të tyre

 

KUALIFIKUESHMËRIA PËR BURSAT PËR STUDIME MASTER

 

Kandidatët për bursa për studime master duhet t’i plotësojnë kërkesat e pranimit tëprogramit të “CITY College”për të cilin aplikojnë.

 

Kandidatët për programet pasuniversitare pritet të kenë, apo të jenë gati për ta marrë Diplomën e Nderit (good Class Honours Degree) nga një universitet apo institucion i ngjashëm. Ata duhet të zotërojnë rrjedhshëm gjuhën angleze (TOEFL: 575 poenë të bazuara në testin me shkrim/ 88 poenë të bazuara në kompjuter apo IELTS: 6,5 apo CAE (A apo B) apo kualifikime të barasvlershme). Kandidatët të cilët në kohën e aplikimit nuk posedojnë ndonjë nga kualifikimet e gjuhës angleze të përmendura më lartë kanë të drejtë për aplikim në bursat e ofruara, me kusht që ata i nënshtrohen testit të gjuhës angleze që do të organizohet nga universiteti në Kosovë (shih më poshtëtesti i gjuhës angleze*). Studentët që kanë përfunduar studimet universitare (bachelor) në gjuhën angleze nuk janë të detyruar të paraqesin kualifikimin për gjuhën angleze.

 

Admission requirements for postgraduate studies (MA & MSc programmes) (pdf)

Application form for MA and MSc programmes (pdf)

 

Bursa për programin ekzekutiv MBA – Sektori publik dhe privat

 

Dhjetë(10) bursa të plota MBA për punonjësit e sektorit publik dhe privat, me përjashtim të punonjësve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sipas skemës në vijim:

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga universiteti (7445 Euro për student)

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga MASHT-i (7445 Euro për student)

 

Pesë (5) bursa të pjesshme për MBA për sektorin publik dhe privat, me përjashtim të punonjësve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sipas skemës në vijim:

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga universiteti (7445 Euro për student)

50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga studenti (7445 Euro për student)

 

Bursat e plota janë në dispozicion për specializimet në vijim të programit Ekzekutiv MBA (EMBA) dhe ndahen si në vijim:

 

SHËNIM I RËNDËSISHËM PËR BURSAT E PJESSHME:

Për pesë (5) bursat e pjesshme për MBA, kandidatët mund të aplikojnë për specializim në MBA sipas zgjedhjes së tyre. 

 

Shënim:

 

Admission requirements for the Executive MBA programme (pdf)

Application form for the Executive MBA programme (pdf)

 

KUALIFIKUESHMËRIA PËR BURSAT PËR MBA

Kandidatët për bursat për MBA duhet t’i plotësojnë kriteret e pranimit të programeve të “CITY College”për të cilat aplikojnë.

Kualifikueshmëria për programet Ekzekutiv MBA

Kandidatët e kualifikueshëm për programet e Ekzekutiv MBA pritet të kenë Honours Degree (Diplomë) nga universiteti apo institucioni i ngjashëm. Ata duhet të zotërojnë rrjedhshëm gjuhën angleze (TOEFL: 575poenë në testin me shkrim/88 poenë në kompjuter ose IELTS: 6,5 apo kualifikime të barasvlershme). Kandidatët që nuk posedojnë ndonjë nga kualifikimet e gjuhës angleze të përmendura më lartë në kohën e aplikimit kanë të drejtë për aplikim në bursat e ofruara, me kusht që ata i nënshtrohen testit të gjuhës angleze që do të organizohet nga universiteti në Kosovë (shih më poshtëtesti i gjuhës angleze*). Studentët që kanë përfunduar studimet universitare (bachelor) në gjuhën angleze nuk janë të detyruar të paraqesin kualifikimin për gjuhën angleze. Mosha minimale e kërkuar është 26 vjeç, ndërsa nevojitet certifikata e përvojës së punës. Kandidatët që punojnë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk kanë të drejtë të aplikojnë për bursat MBA.

 

Bursa për doktoratë (PhD)

Dy (2) bursa të plota për studime me orar të plotë apo orar jo të plotë për studime të doktoratës në SEERC, sipas skemës në vijim:

   50% e pagesave të studimit do të mbulohen nga universiteti

        (për studime të doktoratës me orar të plotë: 7,500 funta britanike në vit për student për 3 viteapo

për studime të doktoratës me orar jo të plotë: 3,750 funta britanike në vit për student për 6 vite)

   50% e pagesave për studime do të mbulohen nga MASHT-i

        (për studime të doktoratës me orar të plotë: 7,500 funta britanike në vit për student për 3 viteapo

për studime të doktoratës me orar jo të plotë: 3,750 funta britanike në vit për student për 6 vite)

 

Në përgjithësi, hulumtimi nëSEERC trajton tri fusha të gjëra:

 

KUALIFIKUESHMËRIA PËR BURSAT PËR DOKTORATË

Kandidatët për bursa për studime të doktoratës duhet t’i plotësojnë kërkesat për pranim të programeve kërkimore të Universitetit të Sheffield-it.

Kandidatët që kualifikohen për studime të doktoratës pritet të kenë diplomë të klasës së parë (niveli 2.1 ose më lartë) dhe nivelin e kualifikimit master në fushën përkatëse. Kandidatët duhet të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (varësisht nga fusha, IELTS 6.5 – 7.0 ose kualifikim të barasvlershëm). Kandidatët që nuk posedojnë në kohën e aplikimit ndonjërën e kualifikimeve të përmendura më lartë të gjuhës angleze mund të aplikojnë për bursa me kusht që i nënshtrohen testit të gjuhës angleze që do të organizohet nga universiteti në Kosovë (shih më poshtëtesti i gjuhës angleze*). Studentët që kanë përfunduar studimet universitare (bachelor) në gjuhën angleze nuk janë të detyruar të paraqesin kualifikimin e gjuhës angleze. Kandidati gjithashtu pritet të jetë entuziast, i përkushtuar, i organizuar dhe të jetë në gjendje t’i prioritizojë kërkesat e punës. Përvoja paraprake në kërkim konsiderohet si përparësi.

 

Call for PhD Applications from Kosovo 2016-2017

 

More about the South East European Research Centre (SEERC).

 

* Testi i gjuhës angleze

 

Kriteret për njohjen e gjuhës angleze janë cekur qartë në kriteret relevante për pranim dhe aplikim. Të gjithë kandidatët të cilët nuk posedojnë ndonjë prej kualifikimeve të gjuhës angleze të përcaktuara me kriteret e universitetit do t’i nënshtrohen testit të gjuhës angleze. Testi do të organizohet dhe mbikëqyret nga përfaqësuesit e Fakultetit Ndërkombëtar “CITY College”të Universitetit të Sheffield-it në Prishtinë. Për të dhënat e mbajtjes së testit të gjuhës angleze kandidatët do të njoftohen me kohë.

Kandidatët të cilët posedojnë ndonjë kualifikim të gjuhës angleze që është ekuivalent me atë të përshkruar në linqet “Kriteret për Pranim dhe Aplikim” duhet ta kontaktojnë z. Gregory Dikaios në[email protected]për të verifikuar nëse kualifikimi i tyre është i pranueshëm nga universiteti. 

 

Intervista

Të gjithë kandidatët për bursa për studime bachelor, master dhe MBA duhet të intervistohen si pjesë e procedurës së përzgjedhjes. Intervista do të realizohet në Prishtinë nga një përfaqësues i Fakultetit Ndërkombëtar “CITY College” i Universitetit të Sheffield-it. Do të njoftoheni me kohë për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës. Kandidatët për bursa për studime të doktoratës do të intervistohen nga SEERC dhe do të njoftohen me kohë për datën.

 

Procesi i përzgjedhjes

Fakulteti Ndërkombëtar “CITY College” i Universitetit të Sheffield-it është përgjegjës për procesin e përzgjedhjes. Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet nga Fakulteti Ndërkombëtar në bazë të kërkesave dhe rregulloreve për pranim.

 

SI TË APLIKONI

 

Kandidatët e interesuar për bursat e lartpërmendura duhet t’i plotësojnë dhe t’i sjellin aplikacionet e tyre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në zyrën e përmendur më poshtë.

Së bashku me formularin e aplikimit, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe të gjitha dëshmitë e kërkuara për kualifikim akademik (një fotokopje të origjinalit si dhe përkthimin zyrtar në gjuhën angleze, të gjitha të vërtetuara) siç është specifikuar në Kriteret për Pranim dhe Aplikim në linqet më lartë.

 

Vërejtje:

Ata që nuk kanë diplomuar akoma, mirëpo pritet të diplomojnë deri në muajin shtator të vitit 2016, duhet t’i dorëzojnë të gjitha certifikatat e notave që i kanë në dispozicion deri më tani. Komisioni i Bursave do të vendos duke u bazuar në dëshmitë akademike në dispozicion në ditën e përzgjedhjes. Rezultati i testit të maturës apo diploma e universitetit duhet të dorëzohen menjëherë pasi të jenë lëshuar. Për hollësi, luteni të shihni Kriteret relevante për Pranim dhe Aplikim të Universitetit të Sheffield-it në linqet më lartë. 

 

Dorëzimi i aplikacionit tuaj për bursë 

Aplikacionet për bursa dhe të gjitha dokumentet relevante duhet të dorëzohen në zarf në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në adresën në vijim:

 

Znj. Kumrije  Gagica

Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Kati i dytë, zyra:205

Numri i telefonit: +38138 200 20108

E-mail: [email protected]

 

Procesi i përzgjedhjes për bursistët

 

 

Për më shumë informata lidhur me bursat, luteni të kontaktoni zyrën e Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield-it në Prishtinë:

 

Fakulteti Ndërkombëtar “CITY College” i Universitetit të Sheffield-it

Zyra Përfaqësuese
Tringe Ismajli, 1/7, Kati i 4
10 000, Prishtinë, Kosovë
Tel: +386 49 422 424
email: [email protected]

 

Datat e rëndësishme

 

Për bursat për studime bachelor, master dhe MBA:

Afati kohor për aplikim

E hënë, 27 qershor 2016

Intervistat VETËM për bursat për studime bachelor, master dhe MBA

Do të shpallet

Testi i gjuhës angleze

Do të shpallet

Rezultatet për bursat për studimet bachelor, master dhe MBA:

Do të shpallet

 

Për bursat për studimet e doktoratës:

Afati kohor për aplikim

E hënë, 11 korrik 2016

Testi i gjuhës angleze

Do të shpallet

Rezultatet për bursa për studime të doktoratës

Do të shpallet

Për informacione në lidhje me bursat për studimet e doktoratës

Shikoni këtu

 

 

 

Share: