Studentët e Fakultetit Ekonomik realizuan vizitë studimore në Ndërmarrjen “Vita”

7 Qershor 2016

Studentët e drejtimit Marketing dhe Administrim Biznesi të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, kampusi në Gjakovë, realizuan një vizitë studimore në Ndërmarrjen “Vita” të Korporatës Devolli Group në Viti.

Vizita kishte për qëllim që studentët të njoftohen për rolin e Departamentit të Marketingut në një Ndërmarrje prodhuese dhe në nivel të korporatës.

“Gjatë kësaj vizite studentët për së afërmi panë dhe u informuan për procesin e prodhimit të lëngjeve dhe produkteve të qumështit, për rolin e marketingut në ndërmarrjen prodhuese, për organizimin e Korporatës Devolli grup dhe pozitën e Departamentit të Marketingut në nivelin e Korporatës, për sfidat dhe problemet e ndërmarrjes në raport me konsumatorët, konkurrentët, furnitorët, tregun në përgjithësi dhe rolin e marketingut në fuqizimin e këtyre raporteve”, ka thënë mësimdhënësi Malush Tullumi.

Z. Tullumi ka shtuar se gjatë kësaj vizite studentët morën përgjigje nga shef i Departamentit të Marketingut, Faton Panxha dhe Ardian Isufi- teknolog i prodhimit, për furnizimin, prodhimin, kontrollimin, ambalazhimin, deponimin dhe distribuimin e produkteve, si dhe për sfidat në koordinimin e këtyre funksioneve.

Share: