Studentët e Fakulteti Juridik të AAB-së publikuan të dhënat e hulumtimit “Frika nga kriminaliteti”

26 Dhjetor 2014

Prishtinë, 26  dhjetor 2014-  Studentët e vitit të katërt të Fakulteti Juridik të AAB-së, të udhëhequr nga ligjëruesi i lëndës Mensut Ademi,  në ambientet e kampusit universitar të AAB-së në Gjakovë, prezantuan të dhënat e hulumtimit“Frika nga kriminaliteti”.

Në këtë hulumtim, janë pasqyruar ndjenjat e banorëve të Gjakovës në kontekstin se  si ata e perceptojnë sigurinë dhe mjedisin ku jetojnë; besueshmërinë ndaj Policisë së Kosovës (PK) si dhe agjencive të tjera për zbatimin e ligjit; marrëdhënieve në komunitete dhe marrëdhënieve ndëretnike, çështjet socio- ekonomike etj.

Gjithashtu është pasqyruar dhe janë analizuar pikat më të forta dhe problematike si sfidat me të cilat ballafaqohet banori i Kosovës,si dhe identifikohen një numër rekomandimesh, për të fuqizuar punën e agjencive të zbatimit të ligjit në të ardhmen.

“Ky punim hulumtues ka pasur një ndikim të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe rritjes së kualitetit të jetës tek banorët e Kosovës, sidomos ne komunat ku është implemetuar hulumtimi, dhe prej nga veçohen sfidat që paraqiten para shoqërisë Kosovare”, tha udhëheqësi i projektit  Mensut Ademi.

Hulumtimi “Frika nga kriminaliteti”, është realizuar në kudër të Qendrës për Hulumtime në Fakultetin  Juridik të AAB-së, dega në Gjakovë.

Share: