Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Zyrat Kadastrale të Komunës së Gjakovës dhe të Komunës së Ferizajt

8 Prill 2015

Prill 2015- Në vazhdën e bashkëpunimit me institucionet e vendit,  një grup i studentëve të Fakulteti Juridik të Kolegjit AAB, dega në Gjakovë, të shoqëruar nga mësimdhënësja Enisa Haliti, kanë vizituar Zyrën Kadastrale të Komunës së Gjakovës. Ata janë pritur nga koordinatorja Sektorit të Kadastrit të Komunës së Gjakovës, Valbone Zeka.

Një vizitë të po kësaj natyre e kanë realizuar edhe studentët e degës së Ferizajt, të shoqëruar me tutoren Sebina Kadriu dhe ligjëruesen e lëndës Enisa Haliti. Ata kanë vizituar Zyrën Kadastrale të Komunës së Ferizajt, dhe u pritën nga koordinatori i drejtorisë Pronë- Kadastër- Gjeodezi, Ajet Musliu dhe nga udhëheqësi i Sektorit të Kadastrit, ZekriBytyqi.

Studentët, si në Gjakovë ashtu edhe në Ferizaj, nga vizita dhe stafi mikpritës janë njoftuar nga afër me punën e zyrave kadastrale, rreth librit të regjistrimit për paluajtshmëri dhe fletën posedues të paluajtshmërisë.

“Kjo vizitë ka qenë një mundësi e mirë për studentët tanë që të shohin nga afër punën praktike të zyrës, që në të ardhmen të ndërlidhin mësimin teorik me atë praktik”, tha ligjëruesja EnisaHaliti.

Share: