Nga ky vit i ri akademik dhe për disa vite me radhë Kolegji AAB është përfitues i projektit “Erasmus+ International Credit Mobility ”, projekt që financohet nga fondet e programit Erasmus për institucionet arsimore të Republikës së Polonisë.
Nga ky projekt, për këtë vit të i ri akademik studentët e Kolegjit AAB, me bursë të plotë mund të vazhdojnë studimet universitare për një semestër në nivelin Bachelor dhe Master, në Universitetin e mirënjohur të Lodzit në Poloni.
Ky mobiliet për vazhdimin e studimeve në universitetin në fjalë është arritur në saje të marrëveshjes së bashkëpunimit ndëruniversitar AAB dhe Universiteti i Lodzit, në kuadër të implementimit të projektit të fituar për fonde të Komisionit Evropian “Creditmobility” në fushën e mobilitetit të personelit dhe të studentëve.
Ky projekt është realizuar në kuadër të Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim me Universitetin Lodz, e cila përveç shkëmbimit të stafit akademik dhe të studentëve, parasheh edhe projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, si dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dyja vendet.
Universiteti i Lodz me seli në Poloni, është universitet publik, dhe ndër universitet më të mëdha në vend, me bashkëpunim intensiv ndërkombëtar me më se 400 partnerë në përmasa botërore, dhe është anëtar aktiv në projekte të Komisionit Evropian dhe më gjerë.