Tre studentë të AAB-së, semestrin veror 2015/16 do ta vijojnë në Poloni, falë projektit Erasmus + Mobility

30 Dhjetor 2015

Donika Blaku,  Besart Vishesella dhe Blina Zhubi, të cilët janë duke i vijuar studimet në Kolegjin AAB, për këtë vit të i ri akademik,   me bursë të plotë  do t’i   vazhdojnë studimet universitare për  semestrin  veror  2015/16, në Universitetin e  Lodzit në Poloni.

Me një fjalë  nga ky vit i ri akademik Kolegji AAB është përfitues i projektit “Erasmus+ International CreditMobility ”, projekt që financohet nga fondet e programit  Erasmus për institucionet arsimore të Republikës së Polonisë.  

Ky mobiliet për vazhdimin e studimeve në universitetin në fjalë  është arritur në saje të marrëveshjes së bashkëpunimit ndëruniversitar  AAB  dhe  Universiteti i Lodzit,  në kuadër të implementimit të projektit të fituar për fonde të Komisionit Evropian “Creditmobility” në fushën e mobilitetit të personelit dhe të studentëve.

Marrëveshja në fjalë, përveç shkëmbimit të studentëve , parasheh edhe shkëmbimin e stafit akademik si dhe projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, si dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dyja vendet.

Universiteti i Lodz me seli në Poloni, është universitet publik, dhe ndër universitet më të mëdha në vend, me bashkëpunim intensiv ndërkombëtar me më se 400 partnerë në përmasa botërore, dhe është anëtar aktiv në projekte të Komisionit Evropian dhe më gjerë.

Share: