Kolegji AAB është tronditur sot nga lajmi për ndarjen nga jeta të prodekanes së Fakultetit të Komunikimit Masiv, profesoreshës Burbuqe Buqe Berisha .
Për një dekadë, Burbuqe Berisha ka qenë pjesë e Kolegjit AAB, duke i kontribuar rritës dhe zhvillimit të tij me kontributin e dhënë në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe në aktivitetet e shumta kulturore të zhvilluara përgjatë këtyre dhjetë vjetëve.
Përveç punës në kuadër të FKM, Buqja ishte drejtoreshë e Teatrit AAB “Faruk Begolli” si dhe drejtoreshë artistike e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”. Ajo dha kontribut të madh në edukimin dhe motivimin e brezave të rinj, duke qenë krah tyre në çdo kohë.
Burbuqe Berisha, i dha shumë edhe artit kosovar ndërsa la pas vetes edhe shumë vepra artistike në fushën e teatrit, televizionit e kinematografisë.
Humbja e profesoreshës Burbuqe Berisha do të jetë një humbje e madhe për Kolegjin AAB.
Ngushëllime studentëve, stafit dhe të gjithë miqve të Buqes!
Pusho në paqe, Burbuqe Berisha!