Ndahet nga jeta prodekanja e Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, Burbuqe Berisha

27 Tetor 2021

Kolegji AAB është tronditur sot nga lajmi për ndarjen nga jeta të prodekanes së Fakultetit të Komunikimit Masiv, profesoreshës Burbuqe Buqe Berisha .

Për një dekadë, Burbuqe Berisha ka qenë pjesë e Kolegjit AAB, duke i kontribuar rritës dhe zhvillimit të tij me kontributin e dhënë në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe në aktivitetet e shumta kulturore të zhvilluara përgjatë këtyre dhjetë vjetëve.

Përveç punës në kuadër të FKM, Buqja ishte drejtoreshë e Teatrit AAB “Faruk Begolli” si dhe drejtoreshë artistike e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”. Ajo dha kontribut të madh në edukimin dhe motivimin e brezave të rinj, duke qenë krah tyre në çdo kohë.

Burbuqe Berisha, i dha shumë edhe artit kosovar ndërsa la pas vetes edhe shumë vepra artistike në fushën e teatrit, televizionit e kinematografisë.

Humbja e profesoreshës Burbuqe Berisha do të jetë një humbje e madhe për Kolegjin AAB.
Ngushëllime studentëve, stafit dhe të gjithë miqve të Buqes!
Pusho në paqe, Burbuqe Berisha!

Share: