Parlamentarja kroate, Ermina Lekaj vizitoi Kolegjin AAB

31 Tetor 2016

Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, Ilir Tafa, sot ka pritur në takim deputeten e  Parlamentit të Kroacisë, z. Ermina Lekaj.

Deputetes Lekaj,  kryetari Tafa i ka shprehur mirënjohje për prezencën e saj, si e vetmja deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë. 

Gjatë këtij takimi, palët  biseduan më konkretisht për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në sektorin e arsimit, kulturës etj.

Nga ana tjetër, deputetja Ermina Lekaj,  u shpreh se Kroacia do të vazhdojë përkrahjen ndaj  Kosovës.

Share: