Kolegji AAB – qendër e akredituar për EIPASS

1 Nëntor 2016

Me rastin e nënshkrimit të  marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Kolegjit AAB dhe European Informatics Passport (EiPASS), Kolegji AAB  është bërë Ei – qendër e akredituar për EIPASS.

EiPASS, është program ndërkombëtar i certifikimit informatik, i njohur në Evropë dhe në botë,   i cili iu siguron  profesorëve dhe studentëve mundësi të reja në jetën didaktike të përditshme.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar në ambientet e Kolegjit AAB, nga dekanja e Fakultetit të Shkencës Kompjuterike, Blerta Prevalla,  dhe znj. Anila Busho përfaqësuesja kryesore e EIPASS për Shqipëri dhe rajon.

Dekanja Prevalla ka thënë se Ei-Center AAB  është sinonimi i inovacionit, cilësisë dhe ndërkombëtarizimit. Ajo më tej shtoi se ky sistem është i zbatueshëm në çdo territor dhe është në gjendje të ofrojë mundësi të menjëhershme zhvillimi.

Ndërsa, znj. Anila Busho ka thënë se të ndjekësh certifikimet informatike EIPASS do të thotë të theksosh njohuritë dhe aftësitë e tua me një standardizim të njohur, të përcaktuar dhe të shpërndarë në nivel ndërkombëtar.

Share: