Kolegji AAB, për të dytën herë është përfitues i projektit “Erasmus+ International Credit Mobility”, projekt ky që financohet nga fondet e programit Erasmus për institucionet arsimore të Republikës së Polonisë.
Nga ky projekt, për vitin akademik 2016/17, studentët e Kolegjit AAB, me bursë të plotë mund të vazhdojnë studimet universitare për një semestër në nivelin Bachelor dhe Master, në Universitetin e mirënjohur të Lodzit në Poloni.
KUSHTET E APLIKIMIT
Të drejtë aplikimi për bursë universitare kanë studentët nga këto fakultete:
Gjuhë Angleze; Ekonomik; Shkenca Kompjuterike; Administratë Publike; Juridik; Komunikim Masiv.
Kushtet e kërkuara:
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e parashtruara duhet t’i paraqesin këto dokumente:
Aplikacionet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është deri më 15 nëntor 2016.
Kandidatët të cilët hynë në përzgjedhje të ngushtë do të informohen me e-mail.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë përmes telefonit dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet për verifikim, para komisionit intervistues.
Kolegji AAB ju uron suksese të gjithë aplikuesve!