Juria e studentëve të Kolegjit AAB këtë vit ishte në përbërje: Shyhrete Haziraj, Altin Gashi, Ylli Berisha, Albinota Blakçori dhe Ardit Ajvazi, me mentorin dhe profesorin Fatos Berisha, që njëherit është edhe anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.
Ndërsa, studentja Shyhrete Haziraj përfaqësuesja e jurisë studentore nga AAB përcolli votën e Kosovës gjatë eventit 3 ditësh online (nga 5-7 dhjetor) ku përveç votimeve u zhvillua edhe një program i pasur në organizim të Akademisë Evropiane të Filmit (EFA).
Çmimi EUFA është etabluar në vitin 2016, dhe votohet nga studentët evropian. Qëllimi është involvimi i publikut të ri, dhe shpërndarja e “idesë Evropiane” dhe shpirtit të kinemasë Evropiane tek studentët. Poashtu, promovimin dhe zhvillimin e debatit mbi filmin Evropian.
Nga viti 2019 bëhet kategori zyrtare e çmimeve të Akademisë Evropiane të Filmit, ndërsa Kolegji AAB është antarë i rrjetit nga viti 2020.