Prof. Assoc. Dr. Petar Borisov mban ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik

18 Dhjetor 2021

Fakulteti Ekonomik ka organizuar ligjëratë me profesorin Petar Borisov nga Bullgaria me temën “Si të krijohet një strategji konkurruese”. Fillimisht janë prezantuar elementet kryesore të strategjisë dhe qëllimet e strategjisë. Po ashtu janë prezantuar shembuj për rëndësinë e vlerës së markës dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi për planifikimin strategjik, për krijimin e vlerës dhe efektivitetin e strategjive.

Pas prezantimit të profesorit Borisov, studentët kanë dhënë mendimet e tyre rreth temës, duke pyetur për modelet që duhet të ndjekin bizneset kosovare për krijimin e strategjive konkurruese.

Share: