Rektori Lulzim Tafa vizitoi Laboratorin e Fakultetit të Infermierisë

18 Nëntor 2016

Rektori i Kolegjit AAB, prof . dr. Lulzim Tafa, me stafin e tij përcjellës  sot vizitoi Laboratorin e Fakultetit të Infermierisë të këtij institucioni. 

Rektori Tafa ka thëne se  krahas ligjëratave teorike,  për studentët  e Fakultetit të Infermierisë  kemi krijuar edhe ambiente të mira për punë praktike profesionale.

“Laboratori i këtij fakulteti është pajisur me pajisje më të avancuar simuluese nga fusha e infermierisë. Me pajisjet “manikenet” stimulues studentët kanë mundësi konkretizimi të çdo procedure infermierore dhe teknike” tha Tafa.

Ndërsa dekani z. Idriz Sopjani, shtoi se  laboratori në fjalë, përmbyllë të gjitha kërkesat e realizimit të pjesës praktike në kabinete.

Përveç ambienteve të veta, Fakultet i Infermierisë  ka nënshkruar edhe një sërë marrëveshje bashkëpunimi me spitale,  institucione dhe universitete ku studentëve ju mundësohet praktika profesionale nëpër qendrat spitalore të tyre.

Fakulteti i Infermierisë është hapur në këtë vit akademik. Cikli i studimeve zgjatë 3 vite dhe me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin: Bachelor i Shkencës në Infermieri (BSc).

 

Share: