Për nder të festës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntorit, në ambientet e Kolegjit AAB, u hap ekspozita me veprat dhe punimet e studentëve të vitit IV, të Fakultetit të Shkencave Sociale/Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve, në kuadër të lëndës “Punë dore me modelim” te mësimdhënësja prof. Elizabetë Musliu. Në hapje të ekspozitës, përveç studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit AAB morën pjesë edhe fëmijët e Kopshti “Bardha” dhe fëmijët e nivelit parashkollor të “The Britsh School of Kosova”.
Dekani i këtij fakulteti prof. dr. Rrustem Buzhala, pasi shprehu urimet për Ditën e Flamurit dhe për vlerësimin dhe hapjen e kësaj ekspozite, theksoi se studentët do të kenë mbështetje të vazhdueshme për organizimin e aktiviteteve të tilla.
Edhe fëmijët prezentë, u ndanë të kënaqur nga ky organizim i studentëve të AAB – së, ndërsa edukatoret e të dyja kopshteve thanë se janë shumë të kënaqura për aktivitetin e organizuar dhe shprehën interesimin e tyre që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.
Në fund të këtij aktiviteti u shfaq edhe një program artistik, ku fëmijët recituan dhe kënduan këngë me përmbajte nga festa e 28 Nëntorit, duke e dëshmuar përgatitjen e tyre edukative dhe kulturore.
Studentët e AAB-së ndërkaq i shpërblyen fëmijët e të dyja kopshteve të cekura me lartë me nga një dhuratë simbolike.
Ekspozita është organizuar nga koordinatorja Alberita Bytyqi, dhe do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin në objektin V, të Kolegjit AAB.