U promovua revista “Info Tech”

25 Nëntor 2016

U promovua numri i parë i revistës “Info Tech” me punime hulumtuese nga fusha e teknologjisë më bashkëkohore të studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencës Kompjuterike, nën mbikëqyrjen e mësimdhënësit Engin Melekoglu.

Gjatë kësaj ceremonie, dekanja Blerta Prevalla, ka thënë se fakultetin të cilin e drejton ajo është i fokusuar në ofrimin e mësimdhënies në forma më moderne konform zhvillimeve teknologjike,  ashtu që nesër studentët e diplomuar të jenë konkurrent në tregjet globale. 

“Ju bëjë thirrje edhe studentëve tjerë që të inkuadrohen me punimet e tyre rreth fushës së teknologjisë në numrat e radhës “, ka thëne ajo.

 Revista ka 50 faqe, dhe në këtë numër mund të lexoni punime profesionale të rëndësishme për aplikacione softverike, mekatronikë, robotikë, inteligjencë artificiale, rrjete kompjuterike, dizajn të rrjetave, etj.

Botimi i revistës “Info Tech” është mbështetur nga Kolegji AAB dhe numrin e saj mund ta merrni në bibliotekën dhe librarinë e AAB-së, dhe ta shfletoni gjithashtu edhe në faqen zyrtare të Kolegjit AAB.

Share: