Kolegji AAB pranohet në Shoqatën e Universiteteve Evropiane (EUA)

6 Nëntor 2021

Kolegji AAB ka pranuar konfirmimin e pranimit në Shoqatën e Universiteteve Evropiane (European University Association).

Përmes një letre dërguar nga sekretarja e përgjithshme e EUA, Amand Crowfoot, bëhet e ditur se Këshilli i EUA, si organi më i lartë drejtues i Shoqatës ka vendosur që t’ i japë Kolegjit AAB statutin e anëtarit të shoqatës.

Shoqata e Universiteteve Evropiane (EUA) u themelua në vitin 2001, si rezultat i bashkimit të Shoqatës së dikurshme të Universiteteve Evropiane (CRE, themeluar në vitin 1959) dhe Konfederatës së Konferencave të Rektorëve të Bashkimit Evropian.

Sot EUA përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe konferenca kombëtare të rektorëve në 48 vende evropiane. EUA luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin. Përmes ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, EUA siguron që të dëgjohet zëri i pavarur i universiteteve evropiane.

Share: