Me rastin e fillimit të semestrit veror 2016/17, Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kopshtin e fëmijëve “Nina” në Mitrovicë.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi është krijimi i kushteve sa më të mira për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale,për të mbaruar mësimin praktik në Kopshtin e fëmijëve “Nina” në Mitrovicë,dhe aktivitete të tjera profesionale, të cilat janë në shërbim të studentëve dhe të të dyja institucioneve.
Marrëveshja u firmosën ambientet e Kolegjit AAB, nga dekani i Fakultetit Shkencave Sociale, prof. dr. Rrustem Buzhala dhe drejtoresha e Kopshtit “Nina”, Agnesa Shipoli-Nika.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dekani Buzhala, tha se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë studentët dhe stafi i këtij fakulteti,nga të gjitha aktivitete që do t’i zhvillojmë bashkërisht, sipas fushave të caktuar në marrëveshje.