Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje sot qëndruan për vizitë pune në Kolegjin AAB, ku takuan studentët e komunitetit boshnjak që studiojnë në AAB.
Ata u pritën nga menaxhmenti i AAB-së, nga të cilët u informuan për punën që po bëhet në Kolegjin AAB, me theks të veçantë për programet në gjuhën boshnjake dhe studentët e këtij komuniteti. Ata u informuan për integrimin e tyre në AAB si dhe pengesat me të cilat përballen studentët e grupeve minoritare në arsimin e lartë. Me këtë rast, ambasdori Braathu, tha se do të ofrojë përkrahjen e plotë në lidhje me informimin e grupeve minoritare për Kolegjin AAB, si dhe mundësit që i ofron ky institucion, sidomos për pagesat e semestrit, të cilat janë shumë të përshtatshme dhe mund t’i përballojë çdo individ i cili dëshiron të studioj këtu.
Në këtë takim, ishte prezent edhe profesori vizitor nga Universiteti i Sarajevës, prof. dr. Nedzad Korajlic, i cili njoftoi ambasadorin e OSBE-së, se Kolegji AAB dhe Universiteti i Sarajevës, bashkëpunojnë tani e një dekadë. Ai informoi ambasadorin Braathu, se studentë të komunitetit boshnjak të AAB-së, falë këtij bashkëpunimi kanë qenë edhe pjesë e Universitetit Veror në Sarajevë, kukanë krijuar njohje dhe përvoja të reja bashkërisht me studentët nga rajoni dhe Evropa.
Në fund të vizitës dhe takimit me studentët boshnjakë, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje u shprehën se ndihen të privilegjuar që gjenden në mesin e njerëzve të tillë të cilët dëshirojnë të zgjidhin problemet e komuniteteve duke mos i ngarkuar me prapavija politike.