Garë ndërkombëtare e dizajnit grafik në temën “Liria e lëvizjes”

24 Mars 2017

Si të merrni pjesë?
Fillimisht duhet të regjistroheni në uebfaqen postersfortomorrow.org dhe të krijoni llogarinë tuaj.
Pjesëmarrja është pa pagesë.
Në konkurs mund të merrni pjesë edhe si ekipe (më shumë se një person). Secili nga ju duhet të krijojë llogarinë dhe pastaj të shtoni edhe anëtarët e ekipit nën emrin e ekipit tuaj.
Pjesëmarrja nuk kufizohet në vetëm një dizajn. Mund të dërgoni deri në 10 posterë, por assesi mos dërgoni më shumë se një herë të njëjtën vepër.
Gara ka filluar më 10 mars dhe zgjat deri më 10 korrik 2017.
10 ditë pas përfundimit të garës, një ekip prej 100 personash (50 femra, 50 meshkuj) nga anembanë botës do të vizuelizojnë të gjithë posterët e arritur dhe secili do ta votojë me PO ose JO njërën nga veprat që ju pëlqejnë. Gara do të ngushtohet në 400 veprat më të vlerësuara. Pas kësaj do të jetë një juri tjetër, e përbërë nga 8-12 dizajnerë (ndërkombëtar) që do të përzgjedhin 100 posterët më të mirë.
Për më shumë detaje rreth pjesëmarrjes, klikoni në linkun në vijim:
http://www.posterfortomorrow.org/en/

“Freedom of Movement” është edicioni i 9të i garës për dizajn organizuar nga 4tomorrow, një organizatë e pavarur, jofitimprurëse me seli në Paris.
Kjo garë është pjesë e projektit poster for tomorrow, qëllimi i së cilës është të promovojë dizajnin grafik si mjet për ndryshime sociale.
poster for tomorrow do të shpërblejë 100 dizajnet më të mira duke i përfshirë ata në ekspozitën e cila do të hapet në një varg qytetesh anekënd globit, më 10 dhjetor 2017, si pjesë e edicionit vjetor të ngjarjes “a day for tomorrow”, kur do të shënohet përvjetori i Deklaratës për të Drejtat e Njeriut.
Dhjetë nga ta do të jenë pjesë e koleksionit prestigjioz të dizajnit grafik që do të ekspozohen në muzeume të dizajnit në botë.

Share: