Hartohet Rregullorja e Përhershme e Unionit të Studentëve të Kosovës. AAB përfaqësohet nga nënkryetarja, Krenare Çerkini

27 Mars 2017

Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB dhe nënkryetare e Unionit të Studentëve të Kosovës, për tri ditë me radhë mori pjesë në punëtorinë e mbajtur për formulimin e Rregullores së përhershme të organit më të lartë përfaqësues studentor të Kosovës (USK).

Në këtë punëtori, u diskutua edhe për fuqizimin e rolit të USK-së, përfaqësimin e studentëve të Kosovës nëpër vendet ndërkombëtare ku si aktivitet i radhës i USK-së do të jetë vizita në Salzburg të Austrisë.

Nënkryetarja Çerkini tha se është kënaqësi të punosh në një ekip siç është USK. “Ne në vazhdimësi po planifikojmë aktivitete promovuese dhe avancuese për studentët e Kosovës, dhe do të mundohemi të bëjmë përfaqësimin sa më të denjë të studenteve të Kosovës në vizitat e planifikuara”, tha ajo.

Në këtë punëtori të pranishëm ishin pjesa tjetër e kryesisë së USK-së, si partnerët e këtij organi si dhe përfaqësues nga Brukseli dhe Austria.

Share: