U publikua numri më i ri i revistës së studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe të Gazetarisë “COLLOQUIUM”.
Në këtë numër janë përfshirë artikuj gazetarie të punuar nga studentët në kuadër të detyrës së fundit semestrale në lëndën Praktikë – Zhanret. “Sikurse çdo vit, edhe studentët e kësaj gjenerate kanë pasur në planprogramin mësimor t’i praktikojnë zhanret e gazetarisë”, tha Arta Berisha, asistente e profesorit në lëndën Praktikë – Zhanret.
Ajo shtoi se kjo revistë përmban tregime për fenomene të ndryshme, që natyrisht, kanë të bëjnë me situatën aktuale në shoqërinë tonë. Politikanët dhe politika ditore është lënë jashtë fokusit të tyre.
Temat që do të mund t’i lexoni në këtë numër reviste prekin problematika në komuna të ndryshme të Kosovës por edhe suksese individuale. “Biblioteka e vogël e Mitrovicës, futbollistët e suksesshëm nga Gjilani, rrëfime gazetarësh për tranzicionin që po përjeton media” etj., janë disa nga temat e trajtuara nga studentët e kësaj gjenerate .
Numrin e ri të kësaj reviste mund ta shfletoni KËTU