Studentët e stafi mësimdhënës i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB,morën pjesë në Mini-Maratonën e Prishtinës.
Në këtë garë morën pjesë garues nga shumë shtete të botës dhe klube të ndryshme, personalitete të jetës publike dhe sportive të Kosovës, ndërsa studentët e Kolegjit AAB përveç pjesëmarrjes u dalluan edhe me rezultate të mira, ku u ranguan në mesin e dhjetë më të mirëve.
Në fund të garës, pjesëmarrësit u nderuan me mirënjohje dhe medalje. “Po ashtu, këtë ngjarje, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit e mbështeti nga aspekti profesional” tha dekani Fatmir Pireva.