Ka filluar implementimi i projektit “Impakti i BE-së në Kosovë”, i mbështetur nga Komisioni Evropian, Programi Erasmus + Jean Monnet

7 Mars 2022

Qëllimi i këtij projekti 3 vjeçar është dizajnimi dhe ofrimi i një moduli akademik ndërdisiplinor lidhur me ndikimin e BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka pasur një rol udhëheqës në demokratizimin, shtet-ndërtimin dhe promovimin e vlerave Evropiane në Kosovë. Misionet e BE-së në Kosovë, vazhdimisht kanë promovuar paqen, sundimin e ligjit, stabilitetin, prosperitetin dhe cilësinë e jetës, bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, duke u mundësuar qytetarëve në Kosovë që të ekspozohen dhe të përqafojnë vlerat evropiane.

Prandaj, përmes kësaj lënde studentët do të kuptojnë se si secili prej tyre përmes aplikimit të vlerave evropiane në kuadër të jetës së përditshme dhe punës së tyre profesionale, mund të kontribuojnë që Kosova të jetë një vend sa më demokratik në të ardhmen duke kontribuar kështu në aspiratat e shtetit tonë për integrim në BE.

Studentët do të kenë mundësi të përfshihen në punë kërkimore për të analizuar ndikimin e BE-së në shtet ndërtimin e Kosovës.

Gjithashtu studentët do të angazhohen në aktivitete promovuese për të shpërndarë mesazhin që secili profesion mund të ushtrohet më suksesshëm në kontekstin e një vendi demokratik dhe secili prej nesh mund të kontribuojë që Kosova t’ iu përngjajë sa më shumë vendeve Evropiane.

Share: