Shtëpia Botuese AAB, ka botuar librin më të ri “Krimi financiar, pengesë për zhvillimin ekonomik-social në vende të Evropës Juglindore”,i autorit Lirim Dervisholli, me recensentë: prof. dr. sc. Mejdi Bektashi dhe prof. dr. Bajram Ukaj.
Në parathënien e librit, thuhet se ky studim i autorit është mbështetur në punimin e tij të masterit, të mbrojtur në Fakultetin Juridik, ku përveç angazhimit akademik, autori ka shfrytëzuar edhe përvojën e tij profesionale, duke e trajtuar këtë çështje për më tepër se një dekadë.
“Në kuadër të librit, trajtohen krimet financiare, si; krimi i jakës së bardhë, mashtrimi, korrupsioni, krimi kibernetik si dhe ndërlidhja e tyre me krimin e organizuar, pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, duke theksuar edhe rreziqet e paraqitura nga këto krime, si dhe ndikimin, efektet dhe pasojat e tyre në zhvillimin ekonomiko-social”, thuhet në parathënien e këtij libri.
Libri “Krimi financiar, pengesë për zhvillimin ekonomik-social në vende të Evropës Juglindore”, gjithsej ka katër kapituj, 140 faqe, dhe tanimë gjendet në bibliotekën e AAB-së, për të gjithë lexuesit e interesuar.