Në ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit prijnë studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB

12 Mars 2022

Në organizimin e fundit të Komitetit Olimpik të Kosovës u bë shpallja e sportistëve më të mirë për vitin 2021, Ceremonia e Laureatëve. Në një konkurrencë të madhe dhe kategori të ndryshme për sukseset sportive, ndër shumë emra u shpërblyen tre studentë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB. Laureatët fitues janë:

Akil Gjakova (xhudo) – “Sportisti i vitit 2021” në konkurrencën e meshkujve,

Muhamet Ramadani (atletikë) – “Shpresa Olimpike 2021” në konkurrencën e meshkujve dhe

Agon Bajqinovci (hendboll) – “Kombëtarja e vitit 2021”.

Kolegji AAB ju uron suksese studentëve dhe çmime të shumta nga arena sportive.

Share: